• e hënë, 01 korrik 2024

Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen me Inter Majamin për shkak të lëndimit

Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen me Inter Majamin për shkak të lëndimit

Riad, 21 janar 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo mund të mos luajë kundër Inter Majamit, ku luan Mesi, për shkak të lëndimit.

Siç njoftoi "Arabic Sports", pjesëmarrjen e sulmuesit 38-vjeçar në ndeshjen miqësore kundër klubit amerikan, për të cilin luan Lionel Mesi, është në dyshim për shkak të lëndimit.

Al Nasr nuk publikoi hollësira për lëndimin e Ronaldos. Sipas "Arabic Sports", portugezi ka lëndim të muskulit në nëngjurin, për kurimin e të cilit nevojiten të paktën disa javë.

Thuhet se për shkak të lëndimit, Ronaldo mund të mungojë edhe në turnenë e Al Nasrit në Kinë, gjatë së cilës ekipi i tij do të luajë me Shangaj Shenhua dhe Hangzhu Grintaun (28 janar).

Ndeshja me Inter Majamin do të luhet më 1 shkurt. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR