• e hënë, 08 korrik 2024

Ronaldo: Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë në Ligën aziatike të kampionëve

Ronaldo: Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë në Ligën aziatike të kampionëve

Riad, 3 tetor 2023 (MIA) - Kristiano Ronaldo mbrëmë e ka shënuar golin e tij të parë në një ndeshje të Ligës së kampionëve në Azi. Ai i ndihmoi ekipit të tij Al-Nasër të shënojë fitore me rezultatin 3:1 ndaj Istiklol nga Taxhikistani.

"Lojë e mirë e tërë ekipit! Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë në Ligën aziatike të kampionëve! Vazhdojmë të fitojmë 💙💛!", ka shkruar portugezi në rrjetet sociale.   

Ronaldo u regjistrua në listën e golashënuesve në ndeshjen e tretë radhazi. Ai për Al-Nasër ka shënuar 31 gola dhe tetë asistime në 35 ndeshje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR