• e enjte, 27 qershor 2024

Ronaldo ballafaqohet me suspendim prej dy ndeshjeve

Ronaldo ballafaqohet me suspendim prej dy ndeshjeve

Riad, 16 prill 2024 (MIA) - Futbollisti i Al Nasër, Kristiano Ronaldo do të dënohet me dy ndeshje, shkruan "Asharq Al-Awsat".

Sipas këtij mediumi, pasi portugezi 39-vjeçar u përjashtua nga loja në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite me Al-Hilall (1:2), Komisioni disiplinor i Federatës së futbollit vendosi për diskualifikimin e Ronaldos në dy ndeshje.

Pas marrjes në pyetje të sulmuesit për incidentin, sulmuesi portigez deklaroi se nuk e ka merituar përjashtimin.

Ronaldo në ndeshjen kundër Al-Hilall e ka shtyrë kundërshtarin pa top. Pasi u ndëshkua me karton të kuq, ai e drejtoi grushtin drejt gjyqtarit.

Këtë sezon, Ronaldo ka luajtur në 37 ndeshje, duke shënuar 36 gola dhe 12 asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR