• e martë, 02 korrik 2024

Roma fitoi 7:0, Murinjo i pakanëqur nga paraqitja e lojtarëve të tij

Roma fitoi 7:0, Murinjo i pakanëqur nga paraqitja e lojtarëve të tij

Romë, 18 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Romës. Zhoze Murinjo nuk është i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij në ndeshjen e mbrëmshme me Empolin në xhiron e katërt të Seria A edhe krahas fitore bindëse me 7:0.

"Paraqitje e mirë, por jo për 7:0. Dëshiruam të fitojmë, të fitojmë me rezultat komod. Kishte ulje dhe ngritje. Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushte për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe. Më vjen keq për Empolin, por ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh", tha Murinjo për "Football Italia".

Portugezi shtoi se Roma nuk ishte ekipi i njëjtë, siç u tragua javët e fundit.

"Ne jemi ekip që ka potencial dhe qëllimi i ynë është të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe të fitojmë. Nuk më intereson që Llukaku të shënojë gol, ndoshta atij po. Më intereson skuadra, nëse ai shënon apo jo, nuk ndryshon asgjë për mua. Më intereson që ai t’i japë një profil tjetër skuadrës, duhet të mësojmë, për të luajtur më mirë me të dhe ai me ne”", tha Murinjo. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR