Role me patëllxhan të zi
- Një meze ose parangrënie e shijshme, e lehtë dhe tërheqëse nga ana vizuale! Këto role nga patëllxhani i zi janë të mbushura me krem djathi/gjizë, erëza aromatike dhe susam të pjekur, ndërsa të dekoruara me majdanoz të freskët. Janë të përkryera për ditët verore, festa ose si pjesë e një tryeze festive.
- Post By Sara Ademi
- 11:28, 11 gusht, 2025
Një meze ose parangrënie e shijshme, e lehtë dhe tërheqëse nga ana vizuale! Këto role nga patëllxhani i zi janë të mbushura me krem djathi/gjizë, erëza aromatike dhe susam të pjekur, ndërsa të dekoruara me majdanoz të freskët. Janë të përkryera për ditët verore, festa ose si pjesë e një tryeze festive.
Përbërësit:
- 1 patëllxhan i zi
- 200 gramë djath/gjizë
- 100 gramë arra të grira
- 3 lugë susam
- kripë, piper, pluhur hudhre (sipas shijes)
- një tuf majdanoz i freskët
- vaj ulliri

Përgatitja:
Patëllxhanin priteni në shirita të hollë për së gjati. Çdo shirit lyeni me vaj ulliri dhe piqeni në një tigan për skarë derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të bukur nga pjekja.
Piqeni susamin në një tigan të thatë në zjarr të ngadaltë derisa të marrë ngjyrë kafeje - të artë. Dy lugë nga susami i pjekur dhe majdanozi i prerë përzieni së bashku me djathin/gjizën. Shtoni kripë, piper dhe pak pluhur hudhre sipas shijes.
Në çdo shirit të pjekur të patëllxhanit të zi vendosni nga një lugë të kremit të përgatitur, pastaj mbështilleni në formë role.
Këshillë:
Këto role mund të servohen të ngrohta dhe të ftohta. Janë të shkëlqyera si meze dhe parangrënie e shëndetshme me një gotë verë të bardhë. sa/
Foto: Fripik