Rokasi: Nuk ekziston mënyrë tjetër për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit përveçse përmes lidhjes së të gjitha pikave në Evropë
- Nuk ekziston mënyrë tjetër për ta ruajtur paqen, sigurinë dhe prosperitetin tonë përveçse duke lidhur të gjitha pikat në Evropë, theksoi sot ambasadori i BE-së Mihalis Rokasi në panel diskutimin me temën "Formësimi i së ardhmes - Integrimi në BE si një nxitës i progresit në Maqedoninë e Veriut", të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në vend dhe Qendra për Studime Evropiane Vilfrid Martens me rastin e Ditës së Evropës - 9 Maji.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:31, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Nuk ekziston mënyrë tjetër për ta ruajtur paqen, sigurinë dhe prosperitetin tonë përveçse duke lidhur të gjitha pikat në Evropë, theksoi sot ambasadori i BE-së Mihalis Rokasi në panel diskutimin me temën "Formësimi i së ardhmes - Integrimi në BE si një nxitës i progresit në Maqedoninë e Veriut", të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në vend dhe Qendra për Studime Evropiane Vilfrid Martens me rastin e Ditës së Evropës - 9 Maji.
Rokasi foli për rëndësinë e madhe të zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e nevojës për unitet më të madh në Evropë pas agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.
"Agresioni rus ndaj Ukrainës ka krijuar perspektiva krejtësisht të reja, shumë gjëra janë vënë në pikëpyetje, paqja, siguria, stabiliteti. Më parë, patëm pandeminë Kovid, e cila nga ana tjetër vuri në pikëpyetje sistemin tonë për furnizime, partneritetet tona dhe, për më tepër, çështjen e zgjerimit. Nuk ka mënyrë tjetër për të ruajtur paqen, sigurinë dhe prosperitetin tonë, përveçse duke lidhur të gjitha pikat, duke mbushur të gjitha boshllëqet dhe duke pasur një qasje vërtet krijuese", tha Rokasi.
Ai theksoi se vizitat e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, si dhe të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në vend janë dëshmi e angazhimit të Unionit ndaj integrimeve tona evropiane. Theksoi se si Koshta ashtu edhe Kallasi deklaruan me guxim se vendi i përket familjes evropiane dhe shtoi se në Bruksel ekziston një vullnet i fortë për të realizuar procesin e integrimit evropian.
Rokasi deklaroi se pavarësisht të gjitha pengesave, ka mbështetje të lartë për procesin e integrimit evropian në vend dhe shtoi se nuk ka dyshim se të rinjtë duan të ecin përpara dhe të jenë pjesë e BE-së. Ai theksoi se është e nevojshme që të dyja palët të investojnë në realizimin e qëllimit. E përmendi edhe Agjendën e Reformave dhe përfitimet që vendi do të ketë prej saj, duke theksuar se është e nevojshme të investohen të gjitha përpjekjet për të zbatuar reformat, ndërkohë që punohet edhe për çështje të tjera delikate.
"Ne, si institucione evropiane, nevojitet së bashku me autoritetet, nga të gjith aspektet, me të gjitha palët të vendosim një perspektivë të vërtetë. Dhe kjo po ndodh vërtet me Agjendën e Reformave, është një konfirmim se ky do të jetë një integrim gradual i vendit në tregun evropian, i cili sigurisht nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, por është e nevojshme të zbatohen të gjitha këto reforma ndërsa të gjitha çështjet e tjera delikate dhe më tej do të vazhdohet të punohet", tha ambasadori i BE-së Rokasi.
Foto: Printskrin