Rokas: Në vijim janë shumë aktivitete diplomatike për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut
- Procesi i zgjerimit është prioritet kulmor kryesor i Bashkimit Evropian. Bëjmë përpjekje që të përfundojë procesi i reformave në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejtë të arrihet qëllimi, që vendi të bëhet anëtar i BE-së, deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Tetovë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:08, 13 dhjetor, 2024
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Procesi i zgjerimit është prioritet kulmor kryesor i Bashkimit Evropian. Bëjmë përpjekje që të përfundojë procesi i reformave në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejtë të arrihet qëllimi, që vendi të bëhet anëtar i BE-së, deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Tetovë.
Ai potencoi se në këtë moment, në vijim janë më shumë aktivitete diplomatike lidhur me këto çështje, duke potencuar se udhëheqësia e re e BE-së bën shumë përpjekje që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes evropiane.
"Në këtë moment janë shumë aktivitete diplomatike lidhur me këtë çështje. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ishte për vizitë në Bruksel, ku u takua me udhëheqësinë e re të BE-së, ndërsa javën e ardhshme, më 18 dhjetor, do të ketë edhe një mundësi që ta vizitojë Brukselin, në kuadër të Samitit të BE-së dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor. Unë mendoj se nga udhëheqësia e re e BE-së është thënë qartë se procesi i zgjerimit është prioritet kryesor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Dhe Delegacioni i BE-së po bën përpjekje të mëdha për të përfunduar procesin e reformave për Maqedoninë e Veriut dhe që ajo të bëhet anëtare e BE-së. Çdo mbështetje tjetër shtesë apo aktivitet diplomatik është më se i mirëpritur", tha Rokas. bsh/
Foto: MIA arkiv