• e diel, 22 dhjetor 2024

Rojs mund ta vazhdojë karrierën në MLS ose Turqi

Rojs mund ta vazhdojë karrierën në MLS ose Turqi

Dortmund, 4 maj 2024 (MIA) - Marko Rojs mund ta vazhdojë karrierën e tij në MLS ose Turqi.

Ofertat filluan të vijnë disa orë pasi u njoftua zyrtarisht se mesfushori 34-vjeçar po largohet nga Borusia e Dortmundit si lojtar i lirë në verë.

Këto 12 vite të fundit futbollisti i kaloi me “verdhë-zinjtë”.

Megjithatë, lojtari i mesfushës nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën e tij si lojtar dhe dëshiron të luajë të paktën edhe një sezon në nivelin më të lartë.

Sipas burimeve, zhvendosja në një klub tjetër të Bundesligës pothuajse nuk vjen parasysh.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR