• e premte, 05 dhjetor 2025

Rodrigo do të bisedojë për të ardhmen e tij me trajnerin e ri të Real Madridit

Rodrigo do të bisedojë për të ardhmen e tij me trajnerin e ri të Real Madridit

Madrid, 19 maj 2025 (MIA) - Rodrigo do të bisedojë për ardhmërinë e tij në Real Madrid me trajnerin e ri të madrilenëve, Çabi Alonso. Takimi mes tyre do të mbahet në një të ardhme shumë të afërt, njoftoi gazeta "AS" sot.

Sulmuesi i krahut ende nuk din nëse do të mbetet në ekip pas largimit të Karlo Ançelotit. Klubet angleze Mançester Junajted dhe Arsenali janë të interesuar për reprezentuesin brazilian, i cili ishte pjesë e Real Madridit në gjashtë vitet e fundit.

Rodrigo (24) ka fituar tre tituj  dhe dy herë Ligën e kampionëve me Real Madridin. Kontrata brazilianit i skadon më 30 qershor të vitit 2028. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR