• e martë, 11 shkurt 2025

Rodrigo dëshiron të mbetet në Real Madrid pavarësisht interesimit nga klubet e tjera

Rodrigo dëshiron të mbetet në Real Madrid pavarësisht interesimit nga klubet e tjera

Madrid, 11 shkurt 2025 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Ridrigo deklaroi se është falenderues për interesimin për të nga ekipe të tjera, por dëshiron të mbetet në gjigantin spanjoll edhe shumë vite, njoftuan mediat spanjolle. 

Këtë sezon Rodrigo për Realin ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 8 asistime në 31 ndeshje në të gjitha ndeshjet, ndërsa 21 vjeçari brazilian mori oferta nga ekipi i Arabisë Saudite. 

 "Ofertat nga ekipet e tjera janë më shumë punë e babait të tij, i cili është agjenti im. Nuk di shumë për detajet. Jam falenderues që ka interesim për mua. Jam shumë i lumtur këtu. Tash e shumë kohë jam në Madrid dhe gjithmonë kam thënë se të luhet me këtë fanellë, në Ligën e Kampionëve, është shumë e veçantë", deklaroi Rodrigo për gazetarët. 

 Kontrata aktuale e Rodrigos në Real është deri në vitin 2028. Ekipi sonte do të luajë kundër Mançester Sitit në plejof nga Liga e Kampionëve, ndërsa dy ekipet nuk kanë arritur në mënyrë direkte të kualifikohen në çerekfinale të turneut. qa/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR