• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rodri është fitues i ri i "Topit të Artë"

Rodri është fitues i ri i

Paris, 29 tetor 2024 (MIA) - Mesfushori i Spanjës dhe Mançester Sitit, Rodri e fitoi "Topin e Artë" për vitin 2024. Ky çmim ndahet për futbollistin më të mirë për periudhën 01.08.2023 - 31.07.2024, ku përfshihet edhe Kampioati Evropian. Pas tij janë radhitur lojtarët e Real Madridit, Vinisius Zhunior, Xhud Belingem dhe Daniel Karvahal.

Në sezonin 2023/2024, Rodri u bë kampion evropian me Spanjën dhe e fitoi titullin kampion i Anglisë me Mançester Sitin.

"Topin e Artë" për vitin 2024 e ndajnë bashkarisht UEFA, "Frans futbal" dhe "Ekip". Fituesi është vendosur pas votimit të gazetarëve nga 100 vendet e para në rang listën e FIFA-s. Çdo vend ka nga një përfaqësues. Nga lista prej 30 të nominuarve, juria i zgjedh dhjetë të parët, të cilëve u ndahen nga 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. "Topi i Artë" i ndahet lojtarit me më së shumti pikë. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR