• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rjabkov: Nuk ka bazë pohimi se nëse Trampi bëhet president, politika amerikane ndaj Rusisë do të bëhet më e matur dhe më e përgjegjshme

Rjabkov: Nuk ka bazë pohimi se nëse Trampi bëhet president, politika amerikane ndaj Rusisë do të bëhet më e matur dhe më e përgjegjshme

Moskë, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov sot deklaroi se SHBA-ja do të marrë përgjigje të dukshme ruse nëse vazhdon me testet e armëve bërthamore.

Ai, gjithashtu, tha se Rusia nuk po tenton të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe nuk shpreson në ngrohjen e marrëdhënieve bilaterale madje edhe në rast të fitores së Donald Trampit.

Në intervistë për revistën "Interneshënëll llajf", Rjabkov theksoi se Rusia duhet të jetë vazhdimisht e kujdesshme në rast se SHBA-ja kryen prova bërthamore.

"Kujtojmë, për shembull, atë që është shkruar në Aktin themelues NATO-Rusi për 'nuk ka plane, qëllime apo shkaqe' për sistemim të forcave të rëndësishme luftarake në Evropën Qendrore dhe Lindore. Anëtaret e NATO-s në mënyrë cinike e shkelën atë obligim. Si planet, ashtu edhe qëllimet e grupit perëndimor, kryesuar nga SHBA-ja, shpesh janë agresive dhe luftarake. Ne nuk gjykojmë për fjalët, por për veprat, dhe ne vetë duhet të jemi të gatshëm në çdo çast", tha zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme.

Rjabkov, gjithashtu, theksoi se Rusia në asnjë mënyrë nuk ndikon dhe asnjëherë nuk ka tentuar të ndikojë në rezultatet zgjedhore në SHBA.

Diplomati i lartë rus i hodhi poshtë si të pabaza parashikimet pozitive për zhvillim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit në rast të fitorres së ish-presidentit Donalld Tramp në zgjehdjet presidenciale në SHBA vitin e ardhshëm. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR