Rikonstruktohet një pjesë e rrugës "Vëllezërit Milladinov" në Tetovë
- - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se ka përfunduar rikonstruksioni i një pjese të rrugës "Vëllezërit Milladinov". Është bërë rinovim i rrugës nga udhëkryqi me rrugën "Gjorçe Petrov" deri në rrugën "Murat Baftiari" me gjatësi prej 370 metra dhe krah prej 90 metra.
- Post By Fitore Curri
- 14:23, 27 shkurt, 2024
Tetovë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se ka përfunduar rikonstruksioni i një pjese të rrugës "Vëllezërit Milladinov". Është bërë rinovim i rrugës nga udhëkryqi me rrugën "Gjorçe Petrov" deri në rrugën "Murat Baftiari" me gjatësi prej 370 metra dhe krah prej 90 metra.
"Bëhet fjalë për asfaltim të plotë të kësaj pjese të rrugës dhe bekatonizim të trotuareve. Kjo rrugë është e rëndësishme sepse gjendet në një lagje të rëndësishme ku kalojnë një numër shumë i madh i qytetarëve, ndërsa rruga ishte shkatërruar në terësi. Gjatë rekonstruktimit të kësaj rruge na kritikuan se nuk është realizuar në bazë të standardeve dhe për këtë fakt dolëm sot në vendin e ngjarjes që të shohim nëse kjo rrugë është realizuar sipas të gjitha standardeve. Rruga tashmë është kompletuar dhe prej sot e tutje mund të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve", theksoi Bilall Kasami.
Të hënën e kaluar Kasami paralajmëroi se fillojnë punët ndërtimore për vazhdimin e bulevardit "Bllagoja Toska" nga kazerma deri në rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë, por ende nuk kanë filluar. Ai paralajmëroi se rruga do të jetë e gatshme për tre muaj, ndërsa në marrëveshjen me firmën të publikuar në sistemin elektronik për furnizime publike është theksuar se afati i realizimit është tre vjet.
Në pyetjen e gazetarëve nëse janë të sakta tekstet e gazetarëve se vetëm firma të caktuara i marrin tenderët e Komunës së Tetovës, Kasami tha se nuk vendos për ato punë. Sipas Kasamit, Komuna e Tetovës edhe pse punon sipas ligjeve, për çdo ditë është nën kontroll në institucioneve qendrore dhe gjatë parregullsisë më të vogël pret të arrestohet.
Rruga "Vëllezërit Milladinov" është një nga seksionet më të gjata në qytet, me gati dy kilometra. Rikonstruksionet për momentin zhvillohen në pjesë të tjera të rrugës. fc/
Fotografia: MIA