• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rikonstruimi i Sallës universale është në dy faza, pritet të përfundojë në vitin 2026

Rikonstruimi i Sallës universale është në dy faza, pritet të përfundojë në vitin 2026

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Kanë filluar punët ndërtimore në objektin Salla universale në Shkup. Rindërtimi do të zhvillohet në dy faza dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026 kur objekti duhet të jetë i gatshëm për ngjarje dhe t'i pranojë vizitorët e saj. Gjatë fazës së parë, gjegjësisht rikonstruksioni i tavanit dhe fasadës, e pastaj vazhdon faza teknike dhe enterieri.

Ministria e Kulturës, Bisera Kostadinoska-Stojçeska sot para Sallës universale me rastin e fillimit të aktiviteteve theksoi se Salla universale është arkitektonike dhe simbol kulture në Shkup.

"Ministria e Kulturës ka ndërmarrë detyrim që në vitet në vijim pa pengesa ta realizojë projektin, për shkak se ka siguruar mjete financiare dhe dokumentacion të plotë. Salla universale ka vlerë emocionale edhe për shkupjanët edhe për publikun. Salla universale i mungon Shkupit, u mungon artistëve dhe punonjësve mediatikë", tha Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas ministres, zhvillimi i kulturës nuk mundet pa një objekt të këtillë multifunksional. Salla universale, siç tha u takon artistëve, veprimtarëve kulturor, e para se gjithash publikut.

Projektuesi nga "Magaron inzhenering", Bujar Muça deklaroi se projekti është gati në të gjitha fazat e tij që nga viti 2021 dhe tani është vendosur në dispozicion të realizuesve.

"Fatin e ka ekipi im, për shkak se pas dy viteve do të vazhdojë të realizohet diçka për çka në të vërtetë kemi investuar edhe në aspektin material edhe në atë intelektual. Fillimisht duhet të përfundohet ajo që ka filluar, e ajo është faza e parë, respektivisht rikonstruksioni i çatisë dhe i fasadës së obhektit dhe pastaj procedura standarde, të vazhdohet me atë janë faza teknike dhe interier", tha Muça.

Lidhur me skenën dgh hapësirën për publikun, Muça theksoi se ai do të jetë tërësisht i modernizuar, ndërsa numri i ulëseve do të zvogëlohet për shkak të dispozitave të reja. Siç informoi, do të ketë 300 ulëse më pak për shkak të dispozitave zjarrfikëse por edhe të gjitha dispozitave tjera arkitektoniike.

"Kur do të hyni në sallë, do të dini se hyni në Sallë universale komplet të modernizuara", shtoi Muça.

I pyetur nëse ka ndonjë shkatërrim të hapësirës duke pasur parasysh që Salla universale është hapur prej vitesh, Muça theksoi se nuk beson se ka ndonjë dëmtim që mund të dëmtojë atë që tashmë është ndërtuar.

"Nuk besoj se ka dëmtime të tilla që mund të dëmtojnë atë që tashmë është ndërtuar. Ndoshta do të ketë një revizion nga organet profesionale dhe do të zbulohet. Nëse ka nevojë për ndonjë sanim, ndoshta do të bëhet, por nuk besoj se ka dëme serioze", tha Muça.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se me rindërtimin e Sallës universale më në fund do të kthehet simboli i Shkupit modern.

"Ajo që filloi si proces para disa muajsh kur Qyteti i Shkupit vendosi që objekti t'ia dorëzohet Ministrisë së Kulturës për të bërë një rikonstruksion të plotë, së shpejti do të ketë një epilog konkret. Më në fund po e kthejmë simbolin e Shkupit modern, të Shkupit të solidaritetit. Gjeneratat e Shkupit janë rritur me ngjarjet në Sallën universale dhe shumë gjenerata të tjera do t'i shijojnë ngjarjet që do të organizohen këtu në vitet në vijim", tha Kovaçevski sot para Sallës universale me rastin e fillimit të aktiviteteve ndërtimore.

Ai përkujtoi se konform marrëveshjes, Ministria e Kulturës pasi që do ta finalizojë ndërtimin do t'ia dorëzojë objektin Qytetit të Shkupit me dokumentacionin e plotë shoqërues lidhur me kryerjen e punëve. Pastaj, siç tha, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që dalin nga pronësia e sallës do t'i dorëzohen Qytetit të Shkupit.

Ndryshe, për këtë vit për rikontsruksion të Sallës universale janë siguruar gjithsej 120 milionë denarë. Për vitin 2025 janë siguruar 443 milionë denarë dhe kjo shumë parashikohet edhe për vitin 2026. mb/

Foto: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR