• e diel, 22 dhjetor 2024

Ribeiro: Respektim të standardeve profesionale, financim përkatës dhe menaxhim të pavarur për stabilitetin afatgjatë të MIA-s

Ribeiro: Respektim të standardeve profesionale, financim përkatës dhe menaxhim të pavarur për stabilitetin afatgjatë të MIA-s

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Respektim të standardeve profesionale, financimi përkatës dhe menaxhim të pavarur është diçka që duhet t'i mundësohet Agjencisë  Informative Mediatike që të ketë stabilitet afatgjatë.

Këtë në intervistën për MIA-n  e theksoi përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave, Tereza Ribeiro, e cila theksoi se në këtë mënyrë Agjencia do të mbrohet nga ndikimet biznesore dhe politike dhe se ky do të ishte rekomandimi kryesor lidhur me funksionimin e MIA-s.

"Si edhe servisi radiodifuziv publik përfundimisht duhet të respektohen standardet profesionale, kjo është shumë e rëndësishme, nevojitet të kemi financim përkatës dhe gjithsesi një organ të pavarur drejtues, i cili do ta mbrojë Agjencinë nga çdo ndikim, që vijnë  nga interesa biznesi apo interesa politike",  thekson Ribeiro. 

Ajo përkujtoi se kohët e fundit Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi një debat të madh për mënyrat e mundshme për sigurimin e stabilitet afatgjatë të Agjencisë.

"Me sa di rekomandimet ende nuk janë publikuar, do të jem më se e lumtur t'i shqyrtoj,    pasi të publikohen dhe shpresoj me të vërtetë se do ta gjeni mënyrën më të mirë për  mbrojtjen e  Agjencisë me qëllim që t'i mundësohet ta vazhdojë punën e jashtëzakonshme  që po e kryen në vend", theksoi Ribeiro në intervistën për MIA-n.

Ajo u përqendrua edhe në Konferencën e ardhshme për media në Evropën Juglindore, e cila mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup, për gjendjen me lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut, për vërejtjen e “Reporterëve pa Kufij” për polarizimin e fortë ekzistues politik, për reformat në servisin radioduifuziv publik.

Intervista me përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e mediave, Tereza Ribeiro, së bashku me video materialin e plotë do të publikohet nesër. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR