• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rezultatet e para nga regjistrimi në Mal të Zi tregojnë rritje të numrit të banorëve për rreth dy për qind

Rezultatet e para nga regjistrimi në Mal të Zi  tregojnë rritje të numrit të banorëve për rreth dy për qind

Podgoricë, 25 janar 2024 (MIA) - Sipas rezultateve prëfundimtare të regjistrimit të mbajtur në vitin 2023, në Mal të zi jetojnë 633.158 persona, njoftoi drejtori i Monstat, Mirosllav Pejoviq. Në regjistrimin e vitit 2011, Mali i Zi ka pasur gjithsej 620.029 banorë.

Snezhana Remikoviq, ndihmës drejtortoreshë e Drejtorisë për Statistikë, tha se numri i banorëve është rritur për rreth dy për qind.

Sipas rezultateve të para, në Mal të Zi ka 217.441 amvisëri, ndërsa është shënuar edhe rritje e numrit të banesave - 396.873 banesa.

Më së shumti banorë ka në Podgoricë dhe Nikshiq, ndërsa  më pak në Shavnik, Pluzhine dhe Zhablak.

Rritje e numrit të banorëve është regjistruar në 13 komuna.

Rritje më të madhe të numrit të banesave ka në Tivat, Ulqin dhe Budva. 

Drejtori i Monstat-it, Pejoviq, ka bërë të ditur se janë plotësuar kushtet për publikimin e rezultateve fillestare, ndërsa të dhënat e tjera do të publikohen me radhë gjatë vitit. Ai nuk përmendi se këto të dhëna janë objekt ndryshimi, pra revizioni deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.

Regjistrimi u mbajt nga 3 deri më 28 dhjetor, pasi fillimi i tij u shty disa herë për shkak të kërkesave të opozitës dhe Këshillit të pakicave që paraprakisht të plotësoheshin disa kushte për zbatimin e tij. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR