• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rezervat e arit të Rusisë janë ulur për 11,6 miliardë dollarë

Rezervat e arit të Rusisë janë ulur për 11,6 miliardë dollarë

Moskë, 7 gusht 2023 (MIA) - Rezervat e arit dhe të devizave të Rusisë në maj u ulën për 11,6 miliardë dollarë, duke arritur 584,2 miliardë dollarë. Këtë e theksojnë të dhënat e bankave qendrore kombëtare. 

Theksohet se si rezultat i kësaj, vendi ia lëshoi vendin e katërt Indisë në mesin e ekonomive me mjete më të mëdha ndërkombëtare dhe ra në vendin e pestë.

Nga ana tjetër, Kina, sipas rezultateve të publikuara edhe më tutje mbetet në krye kur janë në pyetje rezervat ndërkombëtare të arit - në fund të majit të vitit 2023, mjetet e saja ishin 3,371 trilionë dollarë.

Në mars, Banka Qendrore Ruse (BQR) e rinoi publikimin e të dhënave për strukturën e rezervave devizore. 

Dhe derisa Rusia, Turqia, India dhe Kina përbëjnë gati 60 për qind të rezervave të arit në nivel global nga viti 2017 deri në vitin 2022, vendet e vogla të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore janë ata që blejnë ari me shkallë më të shpejta. Mauritania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më shumë se trefish i rritën rezervat e tyre të arit prej vitit 2017 deri në vitin 2022, përderisa Omani e rriti ofertën e tij të pakët të arit për më shumë se një qind herë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR