• e premte, 05 dhjetor 2025

Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth metodologjisë së regjistrimit është një sukses i madh

Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth metodologjisë së regjistrimit është një sukses i madh

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Koalicioni "Fronti Evropian" vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me metodologjinë e regjistrimit të popullsisë e ka vlerësuar si një sukses të madh.

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi i cili ishte dorëzues i iniciativës në Gjykatën Kushtetuese, thekson se qeveria aktuale në bazë ta ndarjes së popullatës rezident dhe jorezident, ka dëmtuar komunat shqiptare rreth 10 milionë euro. Sipas tij, për këtë duhet të ketë përgjegjësi. Rexhepi thekson që pavarësisht se ka qenë kundër ndarjes së popullatës në rezident dhe jorezident, BDI-ja asokohe ka bërë të pamundurën që të mos fshihet diaspora nga regjistrimi.

“Unë tash nga ky prizëm konsideroj që qeveria e atëhershme në këtë rast BDI-ja e ka bërë të pamundurën që të jenë edhe diaspora të përfshirë, por megjithatë pavarësisht që unë kam qenë kundër, konsideroj që nga ai konstelacion politik më mirë le të përfshihen si jorezident dhe të jenë të përfshirë se të mos përfshihen fare…Konsideroj nga ky këndvështrim që BDI ka qenë e detyruar mes dy të këqijave të zgjedh njërën më pak të keqe. Më pak e keqe ka qenë në këtë rast jorezident, por megjithatë të figurojë në përqindje. Ndërsa sot kjo qeveri fare nuk ka pasur t’i ndajë ato jorezident në çdo beneficion që duhet të marrin ato sepse përgjegjësitë, tatimin dhe të mirat që ia sjellë diaspora vendit brenda një viti është gati sa një e katërta e buxhetit të shtetit”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, Skender Rexhepi, deputet i Frontit Evropian.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR