• e hënë, 23 dhjetor 2024

Revokohen disa gjykime në Gjykatën penale për shkak të Samitit të OSBE-së

Revokohen disa gjykime në Gjykatën penale për shkak të Samitit të OSBE-së

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Samiti i OSBE-së që mbahet në Shkup ka revokuar disa termine për seanca të caktuara në Gjykatën themelore penale Shkup, mes të cilave janë edhe gjykimet për rastet "Llaskarcë", "Zhan Mitrev" dhe "Titanik".

Paraprakisht, termini i caktuar për debatin kryesor për fatkeqësinë e komunikacionit në Llaskarcë më 30 nëntor u revokua për shkak të vendimit të Qeverisë për ditë jopune. Gjykimi do të vazhdojë më 14 dhjetor në ora 9:30.

Debati kryesor për lëndën, të lidhur me institucionin privat shëndetësor "Zhan Mitrev" të caktuar për nesër, po ashtu u revokua, për shkak të vendimit të Qeverisë që të punohet me orar të shkurtuar të punës dhe do të vazhdojë më 15 dhjetor në ora 12:00.

U revokua edhe seanca gjyqësore për parregullsitë zgjedhore, "Titanik", të caktuar për 30 nëntor, e cila do të vazhdojë më 12 dhjetor në ora 10:00.

Siç informojnë nga Gjykata themelore penale Shkup, për të gjitha gjykimet e tjera, të caktuara në gjykatë për 29 nëntor pas orës 12 dhe më 30 nëntor gjatë tërë ditës, të cilat do të anulohen për shkak të vendimit të Qeverisë së RMV-së, palët do të njoftohen në mënyrë shtesë kur do të vazhdojnë debatet. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR