• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Revizorë të ESHR thonë që të hiqet nga bunkeri përshpejtuesi në Spitalin klinik - Manastir

Revizorë të ESHR thonë që të hiqet nga bunkeri përshpejtuesi në Spitalin klinik - Manastir

Manastir, 3 tetor 2023 (MIA) - Revizorë të Entit shtetëror të revizionit, pas revizionit të kryer në ISHP Spitali klinik - Manastir, informojnë se në hapësirat e Spitalit në objekt të veçantë, bunker, është sistemuar një përshpejtues linear, i cili nuk përdoret dhe nuk është futur në evidencën e kontabilitetit.

Në raport theksohet se përshpejtuesi dedikohet për trajtim të sëmundjeve onkologjike, për furnizimin dhe instalimin e të cilit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën nga viti 2012 deri në 2017 janë ndarë kontrata për furnizim publik në vlerë prej 172 milionë denarëve, ndërsa deri në ditën e revizionit nuk përdoret.

Duke pasur parasysh nevojën nga përmirësimi i dhe rritja e qasjes në shërbimet onkologjike shëndetësore dhe shfrytëzimin racional të mjeteve buxhetore, revizioni tregon se nevojitet që një kohë sa më të shkurtër të mundshme të ndërmerren aktivitete nga ana e Spitalit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për vendosje të aparatit në përdorim.

Në raportin e ESHR theksohet se shërbimet e detyrueshme janë të pakapshme për qytetarët, ndërsa nga ekspertiza e kryer në të dhënat kanë gjeneuar në "Termini Im", revizorët kanë vërtetuar se në nivel të Spitalit gjatë vitit 2022 në mesatare janë krijuar/të kapshme për pacientë vetëm 39 për qind nga terminet e domosdoshme ligjore për shërbime shëndetësore.

Enti shtetëror i revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Institucionit shëndetësor publik Spitali Klinik ‘’dr. Tifun Panovski’’ Manastir për vitin 2022. Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mospërputhje të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për pajtueshmërinë me rregullativat ligjore. Me kontrollin në evidencën e orarit të punës, llogaritjen dhe pagesën e pagave dhe shtesave të pagës, të cilat gjatë vitit 2022 janë paguar në shumë përafërsisht 581 milion denarë, revizorët konstatuan një sërë parregullsish.   

Rreth 36 milionë denarë janë paguar në bazë të kujdestarisë, pa kërkuar pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë për vendosjen e të njëjtës, si dhe është konstatuar edhe paraqitja e kujdestarisë së personelit jomjekësor në vlerë prej 919 mijë denarë, që nuk është në përputhje me Ligjin për sigurim shëndetësorë. Parregullsi janë konstatuar edhe gjatë pagesës prej rreth 7 milionë denarë për punë jashtë orarit të 303 punonjësve. Përkatësisht, për punën jashtë orari nuk është njoftuar inspektori i punës dhe nuk janë vendosur kontrolle për numrin e orëve të realizuara, për këtë arsye 41 punëtorë kanë punuar jashtë orarit mbi maksimumin e lejuar prej 190 orëve, për të cilat janë paguar rreth një milion denarë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR