Retklifi ia ndalon Rashfordit kalimin në klube të Premier ligës
- Bashkëpronari i Mançester Junajtedit, Xhim Retklif, ka bllokuar personalisht transferimin e sulmuesit Markus Rashford në një klub tjetër të Premier ligës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:14, 16 janar, 2025

Mançester, 16 janar 2025 (MIA) - Bashkëpronari i Mançester Junajtedit, Xhim Retklif, ka bllokuar personalisht transferimin e sulmuesit Markus Rashford në një klub tjetër të Premier ligës.
Më herët në janar, dolën informacione se Totenhemi dhe Uest Hemi donin ta merrnin anglezin në huazim për pjesën e dytë të sezonit. Futbollisti ishte i lidhur edhe me Çellsin.
Dhe derisa Junajtedi është gati të ndajë rrugët me Rashfordin, Retklif nuk është i gatshëm të lejojë sulmuesin 27-vjeçar të bashkohet me rivalët e tyre në Premier ligë, pretendon "Dejli star".
Anglezi refuzoi ofertë nga një klub në Arabinë Saudite. Tashmë Markusi është i detyruar të kërkojë skuadër të re në Evropë dhe për të janë të interesuar Barcelona, Borusia Dortmundi dhe Milani.
Foto: EPA