• e premte, 05 korrik 2024

Reshjet e shiut dhe breshrit kanë shkaktuar dëme në Resnjë dhe rrethinë

Reshjet e shiut dhe breshrit kanë shkaktuar dëme në Resnjë dhe rrethinë

Resnjë, 24 gusht 2023 (MIA) - Reshje të dendura të shiut dhe breshrit në orët e vona të pasdites kanë goditur qytetin e Resnjës dhe vendbanimet përreth në Prespë.

Nga Komuna e Resnjës konfirmojnë për MIA-në se stuhia, reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe bubullimat kanë shkaktuar dëme që do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme.

Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje disa orëshe të furnizimit me energji elektrike në Oteshevë dhe disa vendbanime të tjera, ndërsa në qytet nuk kishte rrymë për një orë. Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar mollëve, por edhe kulturave të tjera bujqësore, bëri me dije sonte vetëqeverisja lokale atje. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR