• e mërkurë, 03 korrik 2024

Reshje të dobëta të borës në Kodër të Diellit, Mavrovë, Pletvar dhe Gjavatë

Reshje të dobëta të borës në Kodër të Diellit, Mavrovë, Pletvar dhe Gjavatë

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të thata. Reshje të dobëta të borës ka në Kodër rë Diellit, Mavrovë, Pletvar dhe Gjavatë. Të gjitha drejtimet në vend janë të kalueshme, informon NP "Rrugët e Maqedonisë".

Nga atje theksojnë se është e mundur paraqitja e shembjeve më të imëta në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore.

NP "Rrugët e Maqedonisë" bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të[ sinjalizimit rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë me kushtet në rrugë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR