• e mërkurë, 26 qershor 2024

Reprezentacioni i Maqedonisë me dy penallti është mundur nga Çekia

Reprezentacioni i Maqedonisë me dy penallti është mundur nga Çekia

Hradec Kralove, 10 qershor 2024 (MIA) - Reprezantacioni i Maqedonisë në futboll ka humbur nga Çekia me rezultat 2-1 (0-0) në ndeshjen miqësore të luajtur sonte në Hradec Kralove.

Çekia, e cila po përgatitet për Kampionatin e ardhshëm evropian, dominoi plotësisht në fushë në 45 minutat e para, por kaloi në avantazh pas një ore kur Shik mundi Dimitrievskin nga penalltia.

Maqedonia e anuloi deficitin vetëm pesë minuta më vonë përmes Alimit, pasi Trajkovski më herët në të njëjtin aksion goditi shtyllën.

Deri në fund të ndeshjes, Çepka arriti në fitore me një tjetër gol nga penalltia, të cilin Barak e shënoi në minutën e nëntë të shtesës. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR