Reprezentacioni gjerman në futboll pas 70 vitesh braktis Adidasin
- Federata e futbollit të Gjermanisë (DFB) ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me gjigantin amerikan Najk për periudhën nga viti 2027 deri në vitin 2034 që do të thotë se pas 70 vitesh të plota, futbollistët gjermanë nuk do të paraqiten më me fanella me logon e prodhuesit gjerman Adidas.
- Post By Fami Bajrami
- 09:01, 22 mars, 2024
Berlin, 22 mars 2024 (MIA) – Federata e futbollit të Gjermanisë (DFB) ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me gjigantin amerikan Najk për periudhën nga viti 2027 deri në vitin 2034 që do të thotë se pas 70 vitesh të plota, futbollistët gjermanë nuk do të paraqiten më me fanella me logon e prodhuesit gjerman Adidas.
Najk do të pajisë të gjithë reprezentuesit e DFB-së dhe do të promovojë futbollin gjerman në tërësi.
“Najk prezantoi ofertën më të mirë ekonomike, shumën e së cilës nuk do ta zbulojmë”, deklaroi kryetari i Bordit drejtues të DFB, Holger Blask.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Adidas publikoi koleksionin e ri të fanellave rezervë të kombëtares gjermane, ku ngjyra rozë e hapur shkaktoi shumë kritika nga tifozët.
Foto: Fejsbuk