• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rekord në Ginis për gatimin më të gjatë - 100 orë pa ndërprerje

Rekord në Ginis për gatimin më të gjatë - 100 orë pa ndërprerje

Abuxha, 16 maj 2023 (MIA) - Një kuzhiniere nigeriane, nga qyteti Lagos, i mahniti bashkëkombësit e saj duke gatuar 100 orë pandërprerë dhe zyrtarisht u shpall fituese e Rekordit në Ginis për gatim më të gjatë pandërprerë.

Kuzhinierja Hilda Basi shoun e saj maratonik të gatimit e filloi të enjten, ndërsa e përfundoi mbrëmë vonë. Bashkëqytetarët e saj të grumbulluar gjatë gjithë kohës e mbështesnin derisa ajo gatuante ushqime të shumta nga kuzhina kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Presidenti i Nigerisë, Muhamadu Buhari dhe disa politikanë dhe personalitete të njohur publikisht e uruan Basin. 

Deri më tani atë rekord e mbante kuzhinierja profesioniste nga India, Lata Tondon, e cila në vitin 2019 përgatiste vakte 78 orë e 45 minuta të plota, pandërprerë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR