• e diel, 22 dhjetor 2024

Rekomandime deri te Gjykata Administrative pas inspektimit për funksionalitetin e AKMIS-it

Rekomandime deri te Gjykata Administrative pas inspektimit për funksionalitetin e AKMIS-it

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor të ndërmarrë masa për plotësimin e vendeve të paplotësuara të punës në Gjykatën Administrative, thuhet në rekomandimet nga procesverbali pas mbikëqyrjes së zbatuar të përbashkët të funksionalitetit të Sistemit për menaxhimin automatik të lëndëve gjyqësore (AKMIS) në këtë gjykatë, të cilin e bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë.

Mbikëqyrja është kryer më 18 gusht nga Komisioni i formuar nga Ministri i Drejtësisë në përputhje me Planin për mbikëqyrje nga 4 prilli i këtij viti, lidhur me funksionalitetin e Sistemit për menaxhimin automatik të lëndëve gjyqësore.

Në procesverbal rekomandohet të kërkohet përgjigje nga Trupi punues pranë Gjykatës Supreme për zgjidhjen e problemit me lëndët gabimisht të evidentuara, si dhe të vendoset baza ligjore për ndryshimin e Orarit vjetor të lëndëve.

Gjithashtu u tha se duhet zgjidhur sistematikisht problemi me numrin e pamjaftueshëm të ekspertëve të IT-së, i cili konstatohet pothuajse në çdo gjykatë të kontrolluar.

Përmbajtja e plotë e procesverbalit gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë në linkun:

https://www.pravda.gov.mk/Upload/Documents/Zapisnik%20od%20nadzor%20vo%20Upraven%20sud%20za%20objavaK.pdf

qa/bsh

QËNDRONI TË LIDHUR