REK "Bitola" punon me një bllok, instalacioni do të vendoset në rrjet gjatë ditës së sotme
- Pas defektit të djeshëm në REK "Bitola" nga sistemi i EMV-së, gjatë natës dhe sot në mëngjes kombinati punon me një bllok, informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:57, 13 korrik, 2024
Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Pas defektit të djeshëm në REK "Bitola" nga sistemi i EMV-së, gjatë natës dhe sot në mëngjes kombinati punon me një bllok, informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.
"Dje vonë pasdite u vendosë në funksion Blloku 1. Defekti i papritur i bllokut për shkak të ndërprerjes së energjisë, shkaktoi poblem në kaldajën e Bllokut 1 për shkak se kombinati gjatë ditës do të çkyçet nga rrjeti. Pritet sanimi i problemit të përfundojë deri të hënën, pas çka Blloku 1 sërissh do të vihet në funksion dhe REK "Bitola" të vazhdojë me punë me dy blloqe", thonë nga atje.
Shtojnë se në rrjedhë janë operacionet në Bllokun 3 të cilat dje u ndërprenë për shkak të defektit të mbledhësit 110 kilovatësh të MEPSO-s.
"Kombinati do të vihet në rrjet gjatë ditës së sotme. Remonti në Bllokun 2 në REK "Bitola" po zhvillohet pa pengesa dhe në pajtim me dinamikën e paraparë", informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut. ab/