• e hënë, 23 dhjetor 2024

REK "Bitola" jashtë funksionit për shkak të defektit të mbledhësit 110 kilovoltësh të MEPSO-s

REK

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të defektit të mbledhësit 110 klovoltësh të MEPSO-s, jashtë funksionit është REK "Bitola", kumtuan nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin nga Filiali i Kombinatit të xehtarisë - energjetik "Bitola" pranë SHA EMV.

"Rreth orës 15:45 erdhi deri te ndërprerja e energjisë, pas çka nga rrjeti doli Blloku 1 i REK "Bitola". Janë ndërprerë edhe operacionet zbritëse të Bllokut 3 të cilat ishin në rrjedhë, ndërkaq pa përfundimit në funksion duhej të vihej edhe ky bllok", ceket në kumtesë.

Ekspertët nga REK "Bitola" tashmë po punojnë në tejkalimin e gjendjes dhe vënien në funksion të kombinatit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR