• e premte, 05 korrik 2024

Regjim i posaçëm trafiku nesër drejt varrezave të Butelit për shkak të Ditës së Shpirtrave

Regjim i posaçëm trafiku nesër drejt varrezave të Butelit për shkak të Ditës së Shpirtrave

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër (e shtunë) për shkak të festës fetare ortodokse Dita e Shpirtrave, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë në komunikacion.

Nga ora 06:00 qarkullimi deri te varrezat e qytetit "Butel" do të vazhdojë në një drejtim (qarkor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rrugën "Butelska", majtas në rrugën "Aleksandar Urdarevski", majtas në rrugën "Boca Ivanova" dhe djathtë deri në hyrje të varrezave të Butelit.

Për dalje nga varrezat, automjetet do të lëvizin djathtas përgjatë rrugës "Boca Ivanova", në qarkoren në rrugën "Butelska", pastaj majtas rrugës "Butelska" dhe djathtas përgjatë rrugës "Kemal Sejfula".

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset në afërsi të varrezave Kamnik dhe Gjorçe Petrov.

"SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat e zyrtarëve policorë", thuhet në njoftimin e MPB-së. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR