Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në Shkup për shkak të Pashkëve
- - Me rastin e festës fetare "Ngjallja e Krishtit – Pashkët" nesër Njësti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
- Post By Fitore Curri
- 12:21, 18 prill, 2025

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Me rastin e festës fetare "Ngjallja e Krishtit – Pashkët" nesër Njësti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Siç bëri të ditur MPB, nesër nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore "Ngjallja e Krishtit – Pashkët", në qendër të qytetit të Shkupit nëser sipas nevojës do të jenë të mbyllura për qarkullim:
- bulevardi "Aradhat partizane" nga kryqëzimi me rr. "Franklin Ruzvelt" deri te kryqëzimi me bulevardin "VMRO",
- bulevardi "Shën Klimenti i Ohrit" nga kryqëzimi me bulevardin "Ilinden" deri te kryqëzimi me rrugën "Dimitrie Çupovski",
- rruga "Metropolit Teodosij Golloganov" nga kryqëzimi me rrugën "9 Maji" deri te rrethrrotullimi me rrugën "Shën Cirili dhe Metodi".
Autobusët që kalojnë mbi urën "Goce Dellçev" do të ndërrohen sipas nevojës, duke lëvizur përgjatë bulevardit "Ilinden" dhe përmes bulevardit "Franklin Ruzvelt" deri në bulevardin "Aradhat partizane", ndërsa autobusët që kalojnë në qendër të qytetit do të lëvizin përgjatë rr."M.T.Golloganov" dhe përmes bulevardit "Franklin Ruzvelt"do të kyçen në bulevardin "Aradhat partizane". Dhe në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku.
Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga "Makedonska Vojska" para kishës "Shën Petar dhe Pavle", nga kryqëzimi me bulevardin "Aradhat partizane" deri në rrugën "Gjorçe Petrov".
Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në fshatin Lisiçe do të mbyllet për qarkullim nëse është e nevojshme.
Rrugët e tjera të trafikut që gravitojnë rreth vendeve fetare gjithashtu do të mbyllen për trafikun nëse është e nevojshme.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë, qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s