Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup me rastin e Ilindenit
- - Në Shkup sot prej orës 9 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së ngjarjes për shënimin e festës 2 Gushti.
- Post By Fitore Curri
- 10:01, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) - Në Shkup sot prej orës 9 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së ngjarjes për shënimin e festës 2 Gushti.
"Për shkak të mbajtjes së ngjarjes për shënimin e festës së 2 - Gushtit, Ilindenit, sot në Shkup, në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 09.00 deri në përfundimin e ngjarjeve të parapara, Njësiti për Sigurinë Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni në atë pjesë të qytetit, përkatësisht për qarkullim do të mbyllet pjesa përpara dhe rreth ndërtesës së Kuvendit të RMV-së, përkatësisht: nga kryqëzimi i bulevardit 'Koço Racin' me rrugën '11 - Tetori' deri te kryqëzimi ndërmjet rrugëve 'Dimitrie Çupovski' me 'Dame Gruev'' dhe nga kryqëzimi i rrugës 'Filipi i Dytë i Maqedonisë' me rrugën 'Shëtitorja 13 - Nëntori'", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë të uniformuar. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s