• e premte, 21 qershor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot dhe nesër në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot dhe nesër në Shkup

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

SPB Shkup u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektohen urdhërat, të cilat do të jepen nga nëpunësit policorë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR