• e premte, 19 korrik 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shka të mbajtjes së garës atletike

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shka të mbajtjes së garës atletike

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup njofton qytetarët se nesër nga ora 06:30 deri në ora 11:30, për shkak të mbajtjes së garës atletike të titulluar “Zegin Aerodrom Run.

Nga Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor të SPB Shkup, do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët ku do të lëvizin garuesit.

Kështu, pozicioni start-final i garës është nga bul. "Jane Sandanski" (korsia e djathtë), më pas në kryqëzimin me bul. "Serbia" dhe Bul. “Vidoe Smilevski Bato” deri në kryqëzimin me rr. "Vlladimir Komarov", në pjesën e rr. "Vakco Karangelevski" (në të dy drejtimet e lëvizjes), në shtrirjen nga kryqëzimi me Bul. "Jane Sandanski" deri te kryqëzimi me Bul. “ASNOM” si dhe në pjesën e Bul. "ASNOM" (korsia e djathtë) dhe në shtrirjen nga kryqëzimi me Bul. “Kiro Gligorov” dhe Bul. “Serbia” deri në kryqëzimin me rr. “Vasko Karangelevski”.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR