• e hënë, 01 korrik 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit në qendër të Shkupit

Regjim i posaçëm i komunikacionit në qendër të Shkupit

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së garës me biçikleta, rolera, trotinetë, garë për fëmijë, si dhe një garë prindërish me karroca për fëmijë, të quajtur si "Vozit drejt, vozit shëndetshëm" sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00 në qendër të Shkupit do të ketë një regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e garës.

Siç informojnë nga MPB, Pozicioni fillestar i garës është nga Porta "Maqedonia", djathtas në rrugën "Dimitrie Çuposki", djathtas në rrugën "Vasill Gllavinov", drejt në bulevardin "VMRO", majtas përgjatë rrugës "Ilinden" deri te udhëkryqi me rr."Naum Naumovski Borçe" - Parku i Qytetit, pranë monumentit të Goce Dellçevit.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR