• e shtunë, 29 qershor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit drejt varrezave Butel për Ditën e Shpirtrave

Regjim i posaçëm i komunikacionit drejt varrezave Butel për Ditën e Shpirtrave

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - Për shkak të festës fetare Dita e Shpirtrave, sot do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit drejt dhe nga Varrezat e qytetit "Butel", informoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

Nga ora 06:00, qarkullimi për në varrezat e qytetit të Butelit do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën "Butellska", majtas në rrugën "Aleksandar Urdarevski", majtas në rrugën ,"Boca Ivanova" dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit.

Për të dalë nga varrezat, në rrugën "Boca Ivanova", në rrethrrotullim në rrugën "Butellska", pastaj majtas në rrugën "Butellska" dhe djathtas përgjatë rrugës "Kemal Sejfulla".

Regjim i posaçëm i komunikacionit  do të vendoset edhe në afërsi të varrezave Kamnik dhe Gjorçe Petrov.

"SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë", bëhet e ditur në njoftimin e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR