• e martë, 19 nëntor 2024

Reformat arsimore në Suedi: Fëmijët do të shkojnë në shkollë nga mosha gjashtëvjeçare

Reformat arsimore në Suedi: Fëmijët do të shkojnë në shkollë nga mosha gjashtëvjeçare

Stokholm, 29 shtator 2024 (MIA) - Nga viti 2028, fëmijët suedezë do të fillojnë shkollën në moshën gjashtëvjeçare, një vit më herët se modeli i tanishëm, në kuadër të reformave të sistemit arsimor që shënon tranzicion në mësimin e bazuar në lojë.

Qeveria i ka publikuar planet që ta zëvendësojë vitin e obliguar parashkollor për fëmijët gjashtëvjeçar, e njohur si förskoleklass me  vit plotësues në grundskola (shkolla fillore).

Qeveria e koalicionit e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Demokratët e matur dhe e përkrahur nga Demokratët e djathtë suedezë e publikoi planin para prezantimit të buxhetit për vitin 2025, që duhet të ndodh sot. Plani daton nga qeveria e mëparshme dhe mbështetet nga socialdemokratët e majtë, njofton Gardian. bsh/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR