Referim për gatishmërinë luftarake të Armatës para presidentes dhe Komandantit të përgjithshëm të Forcave të armatosura
- Brifing mbi nivelin e gatishmërisë luftarake të Armatës për vitin 2024 para presidentes dhe Komandantit suprem të forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova do të mbahet sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 07:39, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) -Brifing mbi nivelin e gatishmërisë luftarake të Armatës për vitin 2024 para presidentes dhe Komandantit suprem të forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova do të mbahet sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup.
Siç paralajmëron Shtatmadhoria e Armatës, para Komandantit të përgjithshëm të Armatës, Gordana Siljanovska Davkova në prani të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, përfaqësuesve të Kabinetit të presidentit dhe gjeneralëve të Armatës, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski do të informojë për realizimin e planeve, detyrave dhe gjendjes në Armatës gjatë vitit 2024.
Brifingu është një detyrim i rregullt vjetor i Shefit të Shtatmadhorisë para Komandantit suprem, qëllimi i të cilit është prezantimi i situatës në zonat funksionale që ndikojnë në gatishmërinë luftarake të Armatës.
Presidentja Siljanovska Davkova do të informohet për gjendjen dhe shkallën e realizimit të aktiviteteve në sferën e menaxhimit të personelit, trajnimit dhe stërvitjeve, operacioneve në vend dhe jashtë vendit, pajisjes dhe infrastrukturës, planifikimit ushtarak dhe strukturës së forcave, modernizimit, buxhetimit dhe financimit.
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova