Reali pas humbjes nga Majorka i akuzoi gjyqtarët
- Real i Madridit nuk është i kënaqur nga referimi në ndeshjen kundër Majorkës, të cilën e humbi me rezultain 1:0. Tani madrilenët, pas fitores së mbrëmshme të Barcelonës, janë tetë pikë pas ri
- Post By Besnik Shuki
- 08:32, 6 shkurt, 2023

Madrid, 6 shkurt 2023 (MIA) - Real i Madridit nuk është i kënaqur nga referimi në ndeshjen kundër Majorkës, të cilën e humbi me rezultain 1:0. Tani madrilenët, pas fitores së mbrëmshme të Barcelonës, janë tetë pikë pas rivalit kryesor për titull.
Sipas gazetës "Marka", udhëheqësia e madrilenëve e ka kritikur punën e gjyqtarit Alehandro Ernandez. Ata vlerësojnë se gjyqtari nuk ka bërë asgjë që ta pengpjë agresivitetin e kundërshtarit. Sulmuesi i krahut, Vinisius Xhunior është falutuar 10 herë. Ky është rekord për nga faulët e bërë ndaj një futbollisti të Realit në La Liga që nga gushti i vitit 2013. Atëherë mesfushori Isko u faulua 10 herë në ndeshjen kundër Betisit.
Megjithatë, nga Reali nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të parashtrohet ankesë për referimin. bsh/