• e hënë, 01 korrik 2024

Reali i Madridit interesohet për Kimihun dhe Rodrin si zëvendësim për Krosin

Reali i Madridit interesohet për Kimihun dhe Rodrin si zëvendësim për Krosin

Madrid, 23 maj 2024 (MIA) - Reali i Madridit është i interesuar mesufushorët Xhoshua Kimih nga Bajerni i Mynihut dhe Rodri nga Mançester Siti.

Madrilenët i shqyrtojnë gjermanin dhe spanjollin si zëvendësim për Toni Krosin, i cili do të pensionohet pas EURO 2024.

Kontrata e Kimihut vlen deri vitin 2025, ndërsa për të Bajerni kërkon 60-70 milinë euro. Ka informata se për Kimihun është e interesuar edhe Barcelona.

Kontrata e Rodrit me Sitin skadon në vitin 2027. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR