• e premte, 05 dhjetor 2025

Reali do t'i ofrojë kontratë të re Modriqit

Reali do t'i ofrojë kontratë të re Modriqit

Madrid, 24 shkurt 2025 (MIA) - Udhëheqësit e Real Madridit do t'i ofrojnë kontratë të re kapitenit të kombëtares kroate në futboll, Lluka Modriq edhe për një sezon, edhe pse në shtator do të mbushë 40 vjet, publikoi sot Nikola Skira, gazetar i njohur italian dhe ekspert për transfere të futbollistëve.

Në një publikim në rrjetin social Iks, insajderi italian ka thënë se Reali dëshiron ta mbajë kapitenin sezonin e ardhshëm dhe do t'i ofrojë kontratë deri në verën e vitit 2026. Gjithashtu, raportohet se Modriq dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si lojtar, pasi ëndërron të paraqitet me kombëtaren kroate në Botërorin e vitit 2026.

Modriq shlnoi gol në fitoren e djeshme të Realit me rezultatin 2:0 kundër Xhironas, ndërsa trajneri Karlo Ançeloti pas ndeshjes deklaroi se veterani kroat duhet të vazhdojë të luajë për kampionët e Evropës, për aq kohë sa dëshiron.

"Modriq duhet të vazhdojë derisa të dëshirojë. Atë që bën, e bën shumë mirë. Ai është një dhuratë për futbollin për shkak të seriozitetit, cilësisë dhe profesionalizmit të tij", tha Ançeloti.

Modriqi është në Real prej vitit 2012 dhe që atëherë fitoi shumë trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj në La Liga. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR