Real Madridi vendos të blejë portier të ri pas humbjes katastrofale nga Barcelona
- Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të blejë portier të ri pas disfatës nga Barcelona (0:4) në xhiron e 11-të të La Ligës spanjolle, transmeton “Realmadridexclusivo”.
- Post By Fami Bajrami
- 11:28, 28 tetor, 2024

Madrid, 28 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të blejë portier të ri pas disfatës nga Barcelona (0:4) në xhiron e 11-të të La Ligës spanjolle, transmeton “Realmadridexclusivo”.
Për shkak të një dëmtimi që ka marrë Tibo Kurtoa, në El klasiko mbrojti Andrej Lunin.
Sipas burimit, për shkak të rezultatit të pasuksesshëm të ndeshjes, Perez ka vendosur të blejë portier të ri. Portieri i Lil, Luka Shevalie thuhet se është një nga kandidatët.
Real Madridi është i dyti në tabelë me 24 pikë pas 11 xhirove. Skuadra e Karlo Ançelotit është gjashtë pikë prapa Barcelonës.
Foto: EPA