• e premte, 30 gusht 2024

Real Madridi së shpejti do të negociojë me Azarin, klubi do ta shesë lojtarin në verë

Real Madridi së shpejti do të negociojë me Azarin, klubi do ta shesë lojtarin në verë

Madrid, 7 mars 2023 (MIA) - Udhëheqësia e Real Madridit planifikon të realizojë takim me sulmuesin Eden Azar dhe përfaqësuesit e tij në javët e ardhshme.

Sipas gazetarit Fabricio Romano, klubi do ta shesë belgun 32-vjeçar në afatin kalimtar të verës.

Azar është në Real Madrid nga korriku i vitit 2019. Në sezonin 2022/23 ai shënoi një gol dhe një asistim në shtatë ndeshje për madrilenët.

Hera e fundit që Azar doli në fushë ishte më 3 janar në ndeshjen e Kupës së Spanjës kundër Kaserenos (1:0).

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR