• e hënë, 23 dhjetor 2024

Real Madridi kundër Mançester Sitit në çerekfinalen e Ligës së kampionëve

Real Madridi kundër Mançester Sitit në çerekfinalen e Ligës së kampionëve

Nion, 15 mars 2024 (MIA) - Dy nga favoritët më të mëdhenj në Ligën e kampionëve – fituesi aktual i trofeut Mançester Siti dhe klubi më i trofeshëm i turneut, Real Madrid do të takohen në çerekfinale. Kjo është vendosur në shortin e sotëm të hedhur në Nion.

Fituesi i kësaj dyshe në gjysmëfinale do të takohet me Arsenalin ose Bajernin e Munihut.

Skuadra e Atletiko Madridit e cila së fundmi eliminoi Interin do të luajë në çerekfinale kundër Borusia Dortmundit, ndërsa Pari Sen Zhermeni dhe Barcelona do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.

Sezonin e kaluar, “qytetarët” në gjysmëfinale e mposhtën Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5:1. Një vit më parë, dy skuadrat u takuan në të njëjtën fazë, por fitues atëherë doli “klubi mbretëror”. Kështu që ky të jetë sezoni i tretë me radhe që Mançester Siti dhe Real Madridi takohen në fazën eliminatore të Ligës së kampionëve si dhe takimi i katërt mes tyre në pesë vitet e kaluara.

Golashënuesi më i mirë i Bajernit, Hari Kejn do të kthehet në Londër në përballjen me Arsenalin. Sezonin e kaluar bavarezët ishin ata që eliminuan “topçinjtë” pas suksesit me rezultatin e përgjithshëm 10:2 në 1/8. Në 12 takimet e deritashme, Bajerni fitoi shtatë herë, kundrejt tre triumfeve të Arsenalit.

Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet kthyese një javë më vonë - më 16 dhe 17 prill. Ndeshjes e gjysmëfinales janë më 30 prill/1 maj dhe 7/8 maj, ndërsa finalja luhet në Uembli më 1 qershor.

Shorti për çerekfinalet e Ligës së kampionëve:

Arsenal - Bajern Munih
Atletiko Madrid - Borusia Dortmund
Real Madrid - Mançester Siti
Paris Sen Zhermen - Barcelona

Shorti i gjysmëfinales:

Atletiko Madrid/Borusia Dortmund – PSZH/Barcelona
Arsenal/Bajern Munih – Real Madrid /Mançester Siti.

Foto: printskrin/UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR