Real Madridi dhe Barcelona më 29 korrik në Arlington
- Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës do të luajnë më 29 korrik ndeshje miqësore në Arlington, në shtetin federal amerikan të Teksasit, në kuadër të turneut që përfshin edhe gjashtë skuadra të tjera, njoftojnë organizatorët.
- Post By Fami Bajrami
- 15:25, 13 maj, 2023
San Francisko, 13 maj 2023 (MIA) – Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës do të luajnë më 29 korrik ndeshje miqësore në Arlington, në shtetin federal amerikan të Teksasit, në kuadër të turneut që përfshin edhe gjashtë skuadra të tjera, njoftojnë organizatorët.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore mes Realit dhe Barcelonës në SHBA, pas asaj në Majami 2017 dhe Hjuston, korrikun e kaluar.
Përveç dy gjigantëve spanjollë, në turneun përgatitor në SHBA do të marrin pjesë edhe Mançester Junajtedi, Arsenali, Milani dhe Juventusi.
Do të luhen gjithsej tetë ndeshje, ndërsa turneu do të fillojë më 22 korrik me duelin midis Barcelonës dhe Juventusit në Santa Klara. Ndeshja e fundit është caktuar për më 2 gusht mes Juventusit dhe Real Madridit në Orlando.
Foto: Fejsbuk