• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagimi i Aleancës për Shqiptarët për konferencën për shtyp të Arben Taravarit

Reagimi i Aleancës për Shqiptarët për konferencën për shtyp të Arben Taravarit

Shkup, 21 mars 2024  

Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në një lajthitje të plotë dhe për të njëjtën gjë duhet të kërkojë falje publike.  

 Ministri i Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë proces gjyqësor, kërkesa për ndërrim të gjyqtarëve në procedure të rregullt gjyqësore është bërë nga Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj, me arsyet konkrete. 

Braktisja e shtëpisë politike nga ana e Taravarit nuk duhet të shoqërohet me shpifje dhe të pavërteta.  

 dhe një herë, në mënyrë publike, i bëjmë thirrje individit në fjalë të mos bëhet pengesë ndaj ASH-së, ashtu sic edhe e ka paralajmëruar Hristijan Mickovski."

Aleanca për Shqiptarët 

 ___________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR