• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reagim nga SHA Mepso: Në panik të madh BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Zijadin Selës

Reagim nga SHA Mepso: Në panik të madh BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Zijadin Selës

Shkup, 7 tetor 2024

Furnizimi publik për rregullim hortikulturor është procedurë e shpallur dhe zbatuar nga udhëheqësia e mëparshme e SHA MEPSO dhe përcaktimi ynë është që të mos harxhohet asnjë denarë për këtë shpenzim krejtësisht të panevojshëm.

Nevoja për një furnizim të tillë është deklaruar në planin e prokurimeve publike për vitin 2024, ai është publikuar në maj, dhe vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme është marrë në fund të korrikut nga ekipi menaxhues në largim. Meqë procedura ishte në fazën finale, ndërsa të përballur me mundësinë e pasojave juridike, SHA MEPSO e ka nënshkruar të njëjtin.

Ndryshe, bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë e lidhur për një periudhë 12 mujore, që do të thotë se nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve. Si ekip i ri menaxhues, vlerësojmë se furnizimi për rregullim hortikulturor nuk është i nevojshëm dhe nuk do të bëhet asnjë porosi për të. Deri në këtë moment nuk ka asnjë implikim financiar në lidhje me këtë marrëveshje dhe sigurojmë se do të jetë deri në skadimin e marrëveshjes.

 Prej kêtu vlerësojmë se konferenca e sotme êshtë një tentativë  e zbehtë e BDI-së, nëpërmjet sulmeve të kuadrove  të Selës, me qëllim që kompaninë të shpije në përplasje partiake.

 Nga aty ftojmë opinionin që të ndjekë realizimin e prokurimit përmes sistemit elektronik për furnizime publike sepse opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar dhe po shpenzohen fondet e kompanisë që është pronë shtetërore.

 Ndryshe, ky nuk është shembulli i parë i shpenzimeve të panevojshme të parave nga ekipi i mëparshëm menaxhues nëse dihet se nga buxheti i kompanisë janë harxhuar para për donacione dhe sponsorizime edhe aty ku nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëllim është tejkaluar buxheti për rreth 10 milionë denarë.

 

Me respekt,

SHA MEPSO

Foto: Arkivi i MIA-s

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR