Reagim i presidentit Pendarovskit për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
- Cekja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoveniste paraqet ndezje të urrjetjes dhe mosdurimit etnik me çka pa hamendje sulmohen parimet themelore dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë së shtet multietnik, thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:18, 13 gusht, 2023
Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Cekja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoveniste paraqet ndezje të urrjetjes dhe mosdurimit etnik me çka pa hamendje sulmohen parimet themelore dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë së shtet multietnik, thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
"Organizuesit e tubimeve publike në Tetovë dhe në Çair duhet të sanksionohen me ligj për shkeljen e dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujt dhe simbolet e bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit. Nëa të drejtim u bëj thirrje organeve kompetente në afat sa më të shkurtë t'i përfundojnë procedurat e caktuara", nënvizohet në reagimin e Pendarovskit.
Mënyra e realizimit të idesë për riemërimin e rrugës në komunën e Çairit, ceket në reagimin e Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimin e trashëgimisë historike të të gjitha bashkësive në shtet.
"Në atë kuptim, pres shërbimet inspektuese kompetente të kotnrollojnë nëse gjatë sjelljes së vendimit është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, që duhet t'i përfshijë edhe votat e bashkësive të cialt nuk janë shumicë në atë komunë", qëndron në reagimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. ab/
Foto: МIА