• e premte, 22 nëntor 2024

Reagim i Frontit Evropian ndaj deklaratës së Izet Mexhitit për ligjin për përfaqësim të drejtë

Reagim i Frontit Evropian ndaj deklaratës së Izet Mexhitit për ligjin për përfaqësim të drejtë

Shkup, 21 qershor 2024

Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet.

Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga Vlen, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski.

Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, VMRO-DPMNE që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës.

Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e Balansuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore.

Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, Vlen sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të VMRO-së.

Fronti Europian

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR