Reagim i anëtarëve të KSHZ-së: Është e papranueshme përzierja e partive politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore
- Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Oliver Ristovski, Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Abdush Demiri sot përmes kumtesës shprehin shqetësim për, siç thonë, ngjarjet të cilat në opinion janë prodhuar nga deklarata të partive politike dhe bartsëve të funksioneve të larta qeveritare, të cilat kanë të bëjnë me punën e KSHZ-së për veprimin rreth ankesave për zgjedhjet parlamentare.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:24, 17 maj, 2024
Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Oliver Ristovski, Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Abdush Demiri sot përmes kumtesës shprehin shqetësim për, siç thonë, ngjarjet të cilat në opinion janë prodhuar nga deklarata të partive politike dhe bartsëve të funksioneve të larta qeveritare, të cilat kanë të bëjnë me punën e KSHZ-së për veprimin rreth ankesave për zgjedhjet parlamentare.
"Ju njoftojmë se krahas asaj që jemi personalisht të nënçmuar dhe ofenduar, gjithashtu si anëtarë në institucionin më të lartë për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve, jemi të ekspozuar edhe ndaj presioneve të pabaza dhe të pashembullta publike politike dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të KSHZ-së", thuhet në reagim.
Duke e ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve dhe ofendimeve, siç theksojnë, gjithashtu jemi të shqetësuar edhe se është e mundur të kalojnë edhe në sulme perosnale të sigurisë sonë.
"Ju njoftojmë se KSHZ në tërësi, në mënyrë profesionale dhe transparente dhe vetëm në bazë të ligjit i zbatoi zgjedhjet, që u konfirmua ng të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu edhe krahas të gjitha shqetësimeve që i kemi, megjithatë me shkallë më të lartë të integritetit në bazë të kontrollit publik të materialit zgjedhor KSHZ i konstatoi faktet dhe vendosi rreth ankesave të parashtruara nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, prej të cilave në bazë të dëshmive të arsyetuara miratoi ankesa për vetëm 7 vendvotime për të cilat pati bazë juridike, përderisa për 103 vendvotimet e tjera, u refuzuan si të pabaza dhe për to nuk pati parashtruar padi asnjë pjesëmarrës i zgjedhjeve", qëndron në reagim.
Sipas asaj për KSHZ-në, siç ceket, janë të parpanueshme dhe të palejueshme sulmet, presionet dhe përzierja e disa partive politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore, si dhe në punën dhe vendim-marrjen e KSHZ-së dhe të Gjykatës administrative.
Theksojnë se për tërë këtë sot në takimin në KSHZ ishte njoftuar edhe ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së, Xhilian Stirk.
Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi dje në konferencë për shtyp kumtoi se ka pasur marrëveshje për mbivotim në Komisionin shtetëror zgjedhor për pranim të disa ankecave të caktuara për rezultatet zgjedhore dhe rivotim dhe se në këtë mënyrë bëhet tentim për inxhiniering zgjedhor për ndryshim të numrave në Kuvend dhe mashtrim të vullnetit të qytetarëve. procesi zgjedhor i cili u vlerësua si kredibil dhe demokratik, tani është në duart e Gjykatës administrative, tha Xhaferi dhe bëri thirrje të gjitha institucionet të veprojnë në pajtim me ligjin pa direktiva partiake nga cila do anë.
Gjykata administrative dje mbajti mbledhje publike rreth padisë së Koalicionit VLEN pas vendimit të KSHZ-së për refuzim të ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme në Komunën e Gostivarit në zgjedhjet parlamentare 2024. procedura ishte ndërprerë, pasi që përfaqësuesi i Koalicionit VLEN deklaroi se e tërheqë padinë në tërësi.
Në KSHZ u parashtruan gjithsej 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare - nëntë nga koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta. U pranuan shtatë dhe atë gjashtë në NJZ 5 dhe një në NJZ 6. Në NJZ 5 u pranuan ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen. Në NJZ 6 u pranua një ankesë për vensvotimin 2101 në Zhelinë.
Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet padi në Gjykatën administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative ndërkaq, pas padisë është e detyruar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. ab/
Foto: МIА arkivi